Select Page

STUDIO3A

Ne jemi pranë jush për t’ju ndihmuar të merrni dëmshpërblimin e duhur

STUDIO3A Kush jemi

Studio3A është një ekip profesionistësh të specializuar në fushën e përgjegjësisë civile dhe penale, i pranishëm në të gjithë territorin kombëtar, i cili ka një synim të madh të vetëm: të mbrojë të drejtat e atyre që kanë pësuar dëme në mënyrë që t’u njihet dëmshpërblimi që u takon.

Aftësitë e kompanisë shtrihen në aksidente rrugore, aksidente në punë, shërbimin e keq shëndetësor, dëmtime mjedisore, ngjarje katastrofike dhe mbështetje në interpretimin e saktë të policave.

EKIPI

Mbi tetëdhjetë punonjës dhe një rrjet i dendur ekspertësh në çdo disiplinë, të pranishëm në të gjithë Italinë.

  • Task Forca është forca e kompanisë e zgjedhur në bazë të trajnimit dhe specializimit të fituar. Një ekip i përbërë nga avokatë, këshilltarë ligjorë dhe konsulentë personalë, të cilët punojnë çdo ditë për të vlerësuar sa më shumë të drejtat e klientëve.

  • Një rrjet i dendur personash te besuar, të pranishëm si në Itali ashtu edhe jashtë saj dhe të specializuar në disiplina të ndryshme: nga lëndët juridike dhe teknike, me ekspertë dhe inxhinierë kinematikë për rindërtimin e aksidenteve, deri në fushën e mjekësisë me mjekë ligjorë dhe specialistë, psikologë dhe psikiatër ligjorë.
  • Aftësitë dhe përditësimi i vazhdueshëm i çdo eksperti na lejojnë t’u përgjigjemi shpejt dhe në mënyrë efektive të gjitha nevojave me të cilat përballemi herë pas here ne dhe klientët tanë.
SHËRBIMET TONA KRYESORE

Ne mbrojmë të drejtat e atyre që kanë pësuar dëme në mënyrë që t’u njihet dëmshpërblimi i duhur.

AKSIDENTE RRUGORE

Studio3A dëmshpërblen deri në 100% më shumë se vlerësimi i sigurimit.

Shoqëritë e sigurimit dëmshpërblejnë vetëm dëmet e kërkuara dhe të dokumentuara dhe vetëm pasi analizohen nga teknikët e tyre. Ndërsa ne në Studio3A, analizojmë të gjitha elementet e dëmtimit, duke mos u kufizuar në ato më të dukshmet si kostot e riparimit të mjetit të aksidentuar, apo dëmshpërblimi për dëmin fizik të pësuar. Llojet e dëmit të dëmshpërblyeshëm ndahen në dy makro-kategoritë e “dëmit pasuror” dhe “dëmit jo pasuror”, por ka nënkategori të shumta për t’u marrë parasysh.

AKSIDENTE NË PUNË

Studio3A vlerëson të gjitha përgjegjësitë e punëdhënësit por edhe dëmet që Inail-i nuk i rimburson.

Falë asistencës së Studio3A, një punëtor i dëmtuar ka mundësinë të vlerësojë edhe dëmtimet që nuk përfshihen në likuidimin e dëmit biologjik të kompensuar nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë (Inail), të cilat duhet të dëmshpërblehen nga shoqëria e sigurimit e ndërmarrjes. Në rast aksidenti me pasojë vdekje, Studio3A në fakt, jo vetëm që u garanton familjarëve të viktimës të drejtën e dëmshpërblimit të parashikuar nga Inail-i si dëm material, por edhe punëdhënësit i garanton të drejtën e dëmshpërblimit për të gjitha dëmet që rrjedhin nga vuajtja morale.

SHËRBIMI I KEQ SHËNDETËSOR

Një shërbim strategjik për të menaxhuar kompleksitetin e çështjeve ligjore për neglizhenca.

Studio3A i ndihmon ata që kanë pësuar dëme nga neglizhenca mjekësore të përballojnë me dinjitet vështirësitë e panumërta të vuajtura, si nga viktima ashtu edhe nga familjarët e vet, duke mbrojtur kështu të drejtat e pacientit. Pasi i gjithë dokumentacioni mjekësor të jetë dorëzuar te konsulenti ynë ligjor, një ekip mjekësh të specializuar në përgjegjësinë mjekësore, të zgjedhur herë pas here në bazë të specifikës së dëmit të pësuar, do të bëjë një vlerësim fillestar të rastit, duke përcaktuar nëse duhet të vazhdohet me kërkesën për dëmshpërblim. Prandaj vëmendja përqendrohet në korrelacionin specifik midis sjelljes së personelit shëndetësor dhe dëmit të pësuar nga pacienti.

SHËRBIME TË TJERA

AKSIDENTE AJRORE DHE DETYRIMET HEKURUDHORE

PËRGJEGJËSIA CIVILE

PËRGJEGJËSIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE

ZJARRE

DËME MJEDISORE

RRUGA QË DUHET NDJEKUR

Ne jemi një ekip avokatësh, juristësh dhe ekspertësh të përzgjedhur për të ofruar një shërbim të kualifikuar dhe profesional në çdo hap të rrugës.

1. Natregonipërçështjentuaj

Këshilltari ynë Ligjor merr të gjithë informacionin e nevojshëm për të kuptuar çështjen tuaj dhe është gjithmonë në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja dhe për të sqaruar të gjitha dyshimet tuaja.

2. Studimi i praktikës

Ne studiojmë me kujdes situatën tuaj në çdo detaj për të marrë një pamje të plotë, për t’ju bërë të qartë se cilat janë të drejtat tuaja dhe strategjinë më korrekte në mënyrë që ato të pranohen nga pala kundërshtare.

3. Mbledhja e dokumentacionit

Ne ju bëjmë të qartë se ç’dokumentacion nevojitet, atë që duhet të na jepni ju dhe atë që do të sigurojmë ne duke vënë në dispozicion të gjithë profesionistët e nevojshëm për të vazhduar me përcaktimin e saktë të masës së dëmit të pësuar.

4. Përcaktimi i masës së dëmit

Me vlerësimin tonë të njëanshëm, ne ilustrojmë të gjithë zërat e dëmit të pretenduar dhe bazën e tyre duke iu referuar kontratës së sigurimit. Materialin ia dërgojmë shoqërisë së sigurimit. Më pas do të takoheni me ekspertët tanë për një vlerësim të përbashkët të problematikës dhe kërkesave që duhet të bëhen për dëmshpërblim.

5. Negocimi

Kërkesat kanë të bëjnë edhe me pagesën e paradhënieve apo pagesave provizore, kur për shkak të kompleksitetit të çështjes mund të duhen disa javë dhe takime të shumta për një analizë të thellë të të gjitha rrethanave të çështjes. Ne do t’ju informojmë për rezultatin e takimeve, duke ju bërë të qartë problematikën e mundshme dhe perspektivat e likuidimit duke ndarë me ju rezultatin më të mirë teknikisht të arritshëm.

6. Përcaktimi i negocimit 98% e çështjeve janë mbyllur me sukses

Në përfundim të negocimit, ekipi ynë do t’ju shpjegojë akordin hipotetik të arritur, lidhur me të gjitha llojet e ekzaminuara të dëmeve, duke përfshirë edhe teknikët dhe profesionistët që ndoqën çështjen.

PIKAT TONA TË FORTA NË SHËRBIMIN TUAJ

Konsulentëve Ligjorë

Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi të gjitha nevojave të klientit 24 orë në ditë.

Rrjeti i dendur i Konsulentëve Ligjorë tek i cili mbështetet Studio3A është i pranishëm në të gjithë Italinë. Konsulentët janë të gatshëm të dëgjojnë çështjen tuaj dhe t’u përgjigjen menjëherë dhe personalisht nevojave tuaja. Janë të punësuar drejtpërdrejt nga ndërmarrja me trajnim specifik tekniko-juridik dhe psikologjik për të kuptuar dëmin e pësuar. Ata mbështesin klientët 24 orë në ditë në të gjitha problemet e tyre, duke shkuar direkt në shtëpinë e tyre, ose, nëse është e nevojshme, duke e vënë veten në dispozicion për të bërë thirrje me video ose takime me video, për të siguruar konfidencialitet, mirësjellje dhe qartësi në përdorimin e informacionit të dobishëm për klientin.

SISTEMI STUDIO3A

Protokolle të unifikuara të ndërhyrjes për të marrë rezultatin më të mirë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Profesionistët tanë i nënshtrohen një trajnimi cilësor dhe përditësimi të vazhdueshëm. Veprimtaria e tyre koordinohet nga Zyra e Konsulentëve e Drejtorisë, e cila ka në përbërjen e saj një përfaqësues për çdo figurë profesionale. Të gjithë bashkëpunëtorët tanë përdorin të njëjtën metodë, bazuar në përdorimin e protokolleve të unifikuara të ndërhyrjes, gjë që na lejon të kemi avantazhe të mëdha në menaxhimin e aksidenteve:

  • Menaxhim i centralizuar i praktikave
  • Monitorim i vazhdueshëm i funksionimit të Fushës Ligjore
  • Organizim më i rrjedhshëm dhe më i shpejtë.

GARANCI RREZIK ZERO

Konsulencë falas: për të mbrojtur të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë konsulencë falas për klientët tanë.

Asnjë Shpenzim Paradhënie: Ne parapaguajmë të gjitha shpenzimet e nevojshme për marrjen në konsideratë të arsyeve të klientëve tanë, duke ngarkuar specialistin më të mirë.

Asnjë rrezik ekonomik: tek ne çdo klient nuk ka ndonjë rrezik ekonomik sepse ne kujdesemi për çdo emergjencë.

Kompensimi sipas rezultatit: tarifa jonë përcaktohet me dhënien e detyrës si përqindje e dëmshpërblimit të marrë.

STUDIO3A NË SHIFRA

%

Klientët tanë marrin deri në 100% më shumë se vlerësimi i sigurimit.

%

Çështjet që mbyllim me sukses janë mesatarisht 98%.

%

Çështjet që ne arrijmë t’i zgjidhim pa pasur nevojë të shkojmë në gjykatë janë mesatarisht 83%.

%

Investimet që kemi destinuar për klientët tanë janë rritur me 574%

Romeo Canaj

Këshilltar Ligjor
SHQIPËRIA

International Manager

NA TREGONI PËR ÇËSHTJEN TUAJ

Valore S.p.A.
Numri i TVSH-së 03850440276 | Baza e të dhënave të lajmeve ekonomike dhe administrative: VE – 343806 | Kapitali Social €100.000,00 i paguar plotësisht